Ushtria izraelite filloi sulmet ajrore në Gaza pas përplasjeve midis ushtarëve të saj dhe protestuesve palestinezë gjatë një demonstrate për të përkujtuar djegien e Xhamisë Al-Aksa të Jeruzalemit 52 vite më parë.
Ushtria izraelite tha se goditi katër vende të prodhimit dhe magazinimit të armëve në Gaza që i përkisnin Hamasit, grupit që qeveris enklavën palestineze të rrethuar. Raportohet se njëmbëdhjetë palestinezë u plagosën.
Bastisjet erdhën disa orë pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi turmat e palestinezëve të rinj që protestonin në gardhin që ndan Gazën dhe Izraelin,sipas aljazeera.
Dhjetëra njerëz u plagosën, përfshirë një djalë 13-vjeçar palestinez i cili u qëllua në kokë.