Një aksident tragjik është shënuar këtë të diel në Fier.
Policia njofton se ka gjetur një makinë tip “Nisan”, të përmbysur breda një kanali në Marinëz.
2 shtetas, që punonin si punonjës sigurie janë mbytur nga uji.
Makina është nxjerrë me vinç, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqe e aksidentit tragjik.
Njoftimi paraprak i policisë:
Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.
Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.