Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimit të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutuan kryesisht elementët që do të zhvillojnë marrëdhëniet Turqi-Britani, zhvillimet në Afganistan dhe çështjet e migracionit, sipas Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në bisedën me Johnson theksoi se prioriteti aktual i Turqisë në Afganistan është evakuimi i shtetasve të saj dhe se do të mund të vazhdojnë përgjegjësinë për sigurimin e sigurisë së aeroportit të Kabulit nëse formohen kushtet e përshtatshme.
Duke vënë theksin se vala e migracionit është e pashmangshme nëse nuk merren masat e nevojshme në Afganistan dhe në Iran, Erdoğan tha se para se migrimi i parregullt afgan të shndërrohet në krizë duhet që të gjithë, veçanërisht vendet evropiane të bëjnë më të mundurën në mënyrë të sinqertë dhe që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për këtë çështje.