Bregoviç këndon në Festën e Birrës, gaz lotsjellës dhe trazira mes turmës

Pjesëmarrja e këngëtarit serb-kroat, Goran Bregoviç në Festën e Birrës ka qenë në qendër të diskutimeve të opinionit publik gjatë këtyre ditëve.

Shumë këngëtarë shqiptarë anuluan pjesëmarrjen e tyre, në festën e përvitshme, në Korçë.

Policia mori masa të rrepta, duke mobilizuar rreth 200 efektivë dhe duke kontrolluar pjesëmarrësit.

Megjithatë, incidentet nuk muguan. Teksa Bregoviç performonte në skenë, një qytetar hodhi gaz lotsjellës, duke i shkaktuar probleme me sytë disa personave.
Koncerti nuk u ndërpre për asnjë moment, ndërsa policia po heton për ngjarjen.