Një i ri 23-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij mëngjesin e sotëm.
Familjarët e kanë dërguar shtetasin me iniciale F.T në urgjencën e Fushë Krujës, por ka qenë tepër vonë për ta shpëtuar.
Sipas policisë, dyshohet se 23-vjeçari ka varur veten. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.