Von der Leyen: Jo njohje të qeverisë talebane

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se po vazhdojnë bisedimet me talebanët, gjatë një vizite në një qendër pritjeje për punonjësit afganë të BE-së në Spanjë.

Megjithatë, negociatat me sundimtarët e rinj të Afganistanit në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë njohjen e qeverisë së re, theksoi Von der Leyen.

Qëllimi kryesor është lehtësimi i evakuimeve. Gjëja e parë që duhet bërë është të ofroni rrugë shpëtimi ‘ligjore dhe të sigurta’ për personat në rrezik nga talebanët”, tha ajo.