Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Sipas një deklarate nga Kryesia e komunikimit të Presidencës turke, thuhet se në bisedë u diskutuan çështjet rajonale kryesisht hapat që do të zhvillojnë marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe zhvillimet në Afganistan, sipas Anadolu Agency (AA).
Presidentët Erdoğan dhe Putin shprehën në mënyrë reciproke ngushëllimet për ekuipazhin turk dhe rus që humbën jetën në avionin rus që u rrëzua gjatë ndërhyrjes kundër zjarrit në Kahramanmaraş javën e kaluar.
“Turqia dhe Rusia i kushtojnë një rëndësi të madhe bashkëpunimit në sektorin e energjisë”, deklaroi Erdoğan duke shtuar se presin rritjen e rrjedhjes së gazit në TürkAkım (Rrjedhën Turke – TurkStream) e cila është një prej shenjave të bashkëpunimit në këtë fushë.