Në SHBA mbi 627 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 deri tani. Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi është mbi 37 milionë e 616 mijë ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 627.862.
Me mbi 4 milionë e 214 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend, ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3 milionë e 442 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 71 mijë.
Po ashtu me 65.021 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me mbi 55 mijë vdekje dhe Neë Yorku me 53.794 vdekje.
72 % e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinësnë SHBA.
Mbi 200 milionë e 421 mijë persona kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 169 milionë 998 mijë të tjerë dozën e dytë.