Me dy fitore të shënuara, boksieri i ri, Luan Morina, mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë që u mbajt më 10-21 gusht në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.
Morina e fitoi në kategorinë deri 66 kilogramë. Medaljen e njëjtë, e fitoi edhe Suela Canolli në kategorinë -57 kg, e cila ishte kualifikuar direkt deri në gjysmëfinale.
Ekipi u boksit u paraqit me tre garues, ndërsa gjyqtari ishte Latif Demolli.