8 persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë në orët e fundit në Kosovë, duke e cuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.315. Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar shifër rekord që nga fillimi i pandemisë prej 2.279 rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë kryer 12.666 teste për COVID-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë bërë 870.524 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 325 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 107.025 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18.287.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.