Ekzekutohet me 3 plumba në kokë 25-vjeçari/ Vlorë, trupi u gjet në vendin e parë të pasagjerit

Një 25 vjeçar identiteti i së cilit nuk është bërë ende i ditur është ekzekutuar me tre plumba në kokë në qytetin e Vlorës.

Ai është gjetur nga policia në makinë në rrugën nga Vlora drejt Babicës.

Viktima ishte duke udhëtuar me makinën tip “Fiat Punto” me targa TR 3437 R, që ishte në pronësi të një gruaje nga Tirana.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur në vendin e parë të pasagjerit dhe sipas policisë është goditur mbi tre herë me plumba në kokë, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pasi kanë dëgjuar të shtëna armësh kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e viktimës.

Policia është duke marrë në pyetje banorët dhe dëshmitarët që mund të kenë parë se me kë po udhëtonte 25 vjeçari.