Aksident në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë/ Përplasen 3 makina, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”.

Në aksident janë përfshirë 3 makina, ku janë plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.

Sipas “bluve”, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.