Më shumë përsëritje për vitin e kaluar/ Ministria e Arsimit shtyn datën e fillimit të mësimi
Viti i ri shkollor 2021-2022 do të nisë në 27 shtator.
Më parë ishte planifikuar që mësimi të niste në 13 shtator, por ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, thotë se data u shty për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021.
“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021”, shprehet ministrja në statusin e saj në rrjetin social.
Gjatë periudhës së mësimit plotësues,nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore, shton Kushi.