Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,250 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë e infektimeve ditore e regjistruar në Kosovë deri më tani.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve 4 qytetarë humbën jetën si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 154 janë shëruar nga virusi.
Ndërkaq, grupmosha me më së shumti raste të reja është ajo 20-29 vjeç me 543 raste, pasuar nga 30-39 vjeç me 476 raste.
Prej 13 marsit 2020 deri më 20 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 125.348 me koronavirus, ku 2.307 persona kanë humbur jetën. Raste aktive janë 16.341.