Sekretari amerikan i shtetit Antony Bliken zhvilloi një telefonatë me kryeministrin Edi Rama, ku e falenderoi për gatishmërinë e strehimit të afganëve.
Ned Price zëdhënës i DASH tha se sekretari bisedoi me dje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Sekretari dhe kryeministri u konsultuan mbi ofertën e aleates së NATO-s, Shqipërisë për të strehuar përkohësisht afganët në nevojë. Gjithashtu, Sekretari Blinken falënderoi Kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe Kryeministri ripohuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve”, tha Price.
Ndërsa Blinken përmes një mesazhi në Twitter shprehu mirënjohje për partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
“ Faleminderit Edi Rama për ndihmën e Shqipërisë në ofrimin e strehimit të sigurtë të afganëve në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë mes SHBA dhe aleatit tonë në NATO”.