Betejë e ashpër me zarrin në Thirrë, flakët “udhëtojnë” drejt fshatit Xhuxhë

Foto ilustruese

Prej disa ditësh, zjarri në fshatin Thirrë të Mirditës po djeg qindra hektarë tokë, ndërkohë që flakët kanë avancuar drejt fshatit Xhuxhë.

Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur,por nuk ka rrezik për banesat, njofton Ministria e Mbrojtjes, Për shuarjen e zjarrit veç helikopterit holandez Chinook janë angazhuar trupat e FA dhe autoritetet lokale.

Në fshatin Katund i vjetër të Mirditës, vazhdon puna për normalizimin e situatës me nga helikopteri Cougar i Forcës sonë Ajrore, trupat e FA dhe 25 FA dhe autoritetet lokale.

Edhe në fshatrat Munellë dhe Domgjon, vatra nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në terren. Zjarri vijon në një zonë të zhveshur pa bimësi.

Në fshati Patalej të Lezhës, vatra e zjarrit është izoluar dhe në disa pika të saj ka tym. Situata po mbahet në monitorim nga forcat e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër
5-Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë –Situata është nën kontroll dhe paraqitet e qetë, por në terren mbeten të angazhuar 25 trupa të FA, 8 nga shërbimi pyjor dhe 8 zjarrfikës.

Në fshatin Flet të Fushë Arrëzës, situata sot paraqitet më e qetë. Në terren po punohet nga 20 trupa të FA dhe 52 forca të bashkisë dhe shërbimit pyjor. Nga ana e fshatit Srriqë situata është pak më problematike, ku është planifikuar të ndërhyhet nga ajri.

Edhe në fshati Gur i zi, situata është e qetë, megjithatë vijon puna në terren nga FA dhe shërbimi pyjor lokal.

Në Majën e Rrunës, krahas ndërhyrjes së helikopterit holandez Chinook, vijon puna në terren nga FA, zjarrfikësit lokalë dhe punonjësve të njësisë administrative.

Në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, vijon të jetë aktive vatra, sot janë angazhuar 5 punonjës të AdZM Kukës dhe 10 forca të njësisë administrative Tërthorë.

Në Qafë Murrë të Dibrës, oasditen e djeshme ka pasur një riaktivizim të vatrës dhe sot janë angazhuar zjarrfikësit e Dibrës, punonjësit e shërbimit pyjor dhe 10 vullnetarë. Nga ana tjetër në Baxhaj po punojnë punonjësit e bashkisë Klos, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Himarë, vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar. Aktualisht digjen vetem trungje brenda vatrës si dhe humusi. Terreni është i vështirë dhe nuk lejon nderhyrjen nga toka. Sipërfaqja është me shqopë dhe koçimare. Situata po monitorohet nga zjarrfikësit lokalë.