Një video rrëqethëse nga Afganistani është bërë virale në rrjete sociale, ndërsa një nënë mundohet që foshnjën ta kalojë përmes telave gjemborë dhe t’ia dorëzojë ushtarëve në aeroportin e Kabulit, me shpresën se do ta dërgojnë diku në ndonjë vend më të sigurt.
“Nënat bënin të pamundurën që t’i largonin fëmijët derisa rriheshin brutalisht nga talebanët. Madje bërtisnin ‘shpëtoni foshnjën time’, duke na i hedhur neve, e ka pasur edhe prej atyre që binin në telat gjemborë. Ka qenë skenë e tmerrshme. Deri në orët e vona nuk ka pasur pjesëtarë të stafit tonë që nuk ka qarë”, ka thënë një oficer i ushtrisë britanike.
Britania e Madhe aktualisht është duke evakuuar qytetarët dhe afganët që kanë punuar për qeverinë gjatë 20 viteve të fundit.