8 të vdekur dhe 2.236 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit, për shkak të Covid 19.
Viktimat janë nga Komuna e Prishtinës, Vitisë, Istogut, Prizrenit, Zubin Potokut, Pejës, Dragashit dhe Mitrovicës.
Janë kryer gjithsej 11.373 testime. Prishtina regjistron numrin më të lartë të të prekurve, konkretisht 285 qytetarë.
Ndërkohë janë shëruar 138 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106.546.
Aktualisht numërohen 14.249 raste aktive në vend.
Ndërkohë nesër, në vend hyjnë në fuqi masat e reja anti Covid. Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet për fejesat, dasma etj. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në gazetën zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë. Nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë nga masat paraprake. Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ.