Tymi dhe era e fortë në fshatin Thirrë të Mirditës po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka.
Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat apo për tunelin e Kalimashit.
Në bashkinë Mirditë, vatra aktive ka dha në fshatrat Katund i vjetër, Munellë e Domgjon.
Zjarrfikësit po mbajnë në kontroll flakët, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në bashkinë Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej, vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren po punojne punonjesit e pushtetit vendor.
Në Fushë Kumullise e Qershizë të Pukës janë angazhuar 40 trupa nga FA dhe 25 punonjes të pushtetit vendor. Po punohet për normalizimin e situatës, për momentin nuk paraqet rrezik.
Nga bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet, vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar. Në krahun tjetër po punohet nga 40 FA dhe 25 forca bashkiake.
Në fshatin Gur i zi të Shkodrës, vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Sitata po mbahet nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare. Në operacion janë angazhuar 30 punonjes nga njësia administrative Postribë.
Në Majën e Rrunës, zjarri është aktiv prej 15 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Trupat e FA, punonjes te pushteti vendor dhe vullnetare po punojnë ne terren.
Në Malin e Rrajcës, vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skenderbej. Është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Situata është nën kontroll dhe aktualisht ne terren po punojne zjarrfikesit e Prrenjasit.
Në Dibër, njësia adminstrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni, situata paraqitet më e qetë, stukturat e pushtetit vendor po punojne për shuarjen përfundimtare.
Në Krahës të Memaliajt, zjarri ne fshatin Allkomemaj eshte shuar.