Talebanët pengojnë afganët të shkojnë drejt aeroportit të Kabulit

Talebanët po pengojnë afganët të shkojnë drejt aeroportit ndërkombëtar të Kabulit për të ikur nga vendi, tha sot një zyrtar i administratës Biden.

Lajmi vjen menjëherë pasi ambasada amerikane në Kabul paralajmëroi njerëzit atje se “nuk mund të sigurojë kalim të sigurt” drejt aeroportit, teksa militantët kanë marrë në kontroll Afganistanin.

Talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi“, tha zëvendës sekretari i shtetit, Wendy Sherman në konferencën e së mërkurës pasdite.

Ushtria amerikane një ekip në Katar “po negociojnë drejtpërdrejt me talebanët që ata të lejojnë të gjithë qytetarët amerikanë, të gjithë shtetasit e vendeve të treta dhe të gjithë afganët që dëshirojnë të largohen, ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt“, Tha Sherman.