3 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në rrugën Milot-Morinë.
Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin me iniciale S.B është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh. Të dy shoferët, si dhe pasagjeri me iniciale G.K janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.