4 qytetarë kanë ndërruar jetë në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga COVID, ndërsa 2.110 raste të reja janë regjistruar nga 10.258 testime.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë realizuar 622.068 doza të vaksinës. Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159.