Tiranë/ Hidhet nga kati i katërt, shpëton mrekullisht 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës së tij, në rrugën “Sotir Caci”, në Linzë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:35 të një nate më parë. Shtetasi me iniciale E.C. është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet nëse ka qenë gjendja e rënduar psikologjike apo arsye të tjera që e kanë çuar 46-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:35, në rrugën “Sotir Caci”, në Linzë, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës, shtetasi E(E). C., rreth 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.