Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.
Kritikat kanë të bëjnë kryesisht për lejimin e rrëzimit të qeverisë së mbështetur ndërkombëtarisht në Kabul, sipas REL.
Zhvillimet në Kabul kanë bërë që të shtrohen pyetje se çfarë qeverie do ta pasojë largimin e presidentit, Ashraf Ghani nga vendi më 15 gusht.
Por, vëmendja po përqëndrohet gjithashtu se çfarë do të thotë për administratën Biden tërheqja nga Afganistani.
Disa kritikë thonë se reputacioni i presidentit Biden është dëmtuar rëndë në raport me vendet të cilat ende kërkojnë një rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara.
Eksperti për çështje ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor në Institutin Clinton në University College Dublin, thotë se disa mund të jenë habitur nga shpejtësia me të cilën talibanët morën kontrollin, por sipas tij, administrata e Bidenit nuk e ka llogaritur gabim atë që do të ndodhte pas tërheqjes së trupave amerikane.
“Unë mendoj se këshilltarët e Joe Bidenit e dinin se talibanët do ta marrin Afganistanin”, tha Lucas për Radion Evropa e Lirë më 16 gusht.