Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për The Guardian ditën e sotme pas vendimit për strehimin e 2 mijë afganëve në Shqipëri.
“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri“, tha kryeministri Edi Rama për Guardian.
“Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, shtoi ai.
Rama tha se nuk mund ta kuptonte “se vende më të pasura mund t’i kthejnë shpinën. Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij“, theksoi Rama.
2 mijë afganë do të strehohen në vendin tonë, pas situatës kaotike të krijuar në Kabul nga talebanët, të cilët arritën të merrnin pallatin presidencial.
Rënia e Kabulit ka rihapur ndarjet për emigracionin në vendet evropiane, ndërsa udhëheqësit e qeverive po përgatiten për një rritje të pashmangshme të refugjatëve.
Mijëra afganë, mes tyre edhe presidenti, Ashraf Ghani, nxituan në aeroportin në Kabul në përpjekje për të ikur nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës thanë të dielën se kishin pranuar kërkesën nga Amerika për të pritur përkohësisht refugjatët politikë që kërkonin hyrje në SHBA.
Ajo vjen mes shqetësimeve se anëtarët e NATO -s nuk po reagojnë aq shpejt sa të evakuojnë qytetarët afganë të cilët janë në rrezik të hakmarrjes nga talebanët.