Me Realin deri në 2026-ën/ Courtois firmos kontratën e re

Thibaut Courtois ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Realin e Madridit deri në verën e vitit 2026.

Courtois iu bashkua klubit nga Chelsea në verën e vitit 2018 për 48 milionë dollarë, pasi kishte kaluar më parë tre vite në huazim tek Atletico.

Portieri belg dha ndihmë të madhe në fitimin e titullit në sezonin 2019-2020.

Courtois ka qenë i padiskutueshëm vitet e fundit si titullar i portës së “Los Blancos”, duke bërë 130 paraqitje në të gjitha garat dhe duke mos pësuar gol në 52 ndeshje, ndërsa numëron 89 takime me përfaqësuesen e Belgjikës.