Kaos në aeroportin e Kabulit/ Dyndje në avionë, trupat amerikane qëllojnë me armë në ajër

Në aeroportin e Kabulit është krijuar kaos, ndërsa  trupat amerikane u detyruan të qëllonin me armë në ajër si formë paralajmërimi, për të parandaluar turmat e qytetarëve të dëshpëruar që vraponin mbi aeroplanë.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa theksoi se: “Turma ishte jashtë kontrollit. Qitja u bë vetëm për të shuar kaosin.”

Të shtënat me armë mund të dëgjoheshin në disa video në rrjetet sociale.

Skenat e dëshpëruara përfshijnë turma që rrotullohen rreth avionëve dhe përplasen në shkallë.

Trupat amerikane janë përgjegjëse në aeroport, ku thuhet se po i japin përparësi evakuimit të stafit të ambasadës në fluturimet ushtarake.