Papa Françesku i Vatikanit bëri thirrje sot për dialog që t’i jepej fund konfliktit në Afganistan, ndërsa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin Kabul.
Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë që njerëzit e Afganistanit të mund të jetojnë në paqe, siguri dhe respekt reciprok.
Ai e bëri këtë apel në një fjalim, ndërsa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin afgan dhe Shtetet e Bashkuara evakuuan stafin e tyre diplomatik me helikopterë nga ambasada.