Kosovë/ Katër viktima dhe 1.096 raste me COVID

1.096 raste të reja me COVID janë regjistruar ditën e sotme në Kosovë.

Bulanc i rëndë ishte edhe ai i viktimave, ku ndërruan jetë 4 persona në 24

orë të cilët ishin nga Komuna e Gjakovës, Vitisë, Skenderajt dhe Rahovecit.

Rastet e reja dalin pas testimit të 7.953 mostrave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri më i madh i të infektuarve i përket grupmoshës 20-29 vjeç, përkatësisht 332 raste të reja.

Po ashtu, 210 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar.

Në 24 orët paraprake, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 53 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 7.854.

Sipas të dhënave, prej 13 marsit 2020 deri më 15 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 115.151 raste me COVID-19, ku 2.280 kanë ndërruar jetë.