Era ‘po ushqen’ zjarret, rëndohet situata në disa fshatra në veri të vendin

Disa vatra aktive në veri të vendit paraqiten problematike, ndikuar dhe nga era që ka ushqyer zjarret.

Flakët janë përhapur në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës. Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.