Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Dy shoferë janë plagosur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pasi mjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën.

46-vjeçari me iniciale R.U. dhe 42-vjeçari me iniciale B.P. janë dërguar në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, Elbasan, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin B.P., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin R.U., 46 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.