Spitalet në SHBA të mbingarkuara me pacientë me COVID

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i pacientëve me covid po shtohet me një shpejtësi.

Në Alabama më 13 gusht guvernatorja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi stafi shëndetësor tha se po përballen me një “valë” të rasteve me COVID-19, që po i mbingarkon spitalet.

Guvernatorja Ivey tha se gjithsesi nuk do të ketë mbyllje të shtetit dhe as masë për mbajtjen e detyrueshme të maskave.

Spitalet në Oregon po ashtu janë afër mbushjes së kapaciteteve.

Autoritetet në këtë shtet kanë planifikuar që të vendosin 1.500 trupa të Gardës Kombëtare nëpër spitale, për të ndihmuar stafin.

Disa shtete të tjera amerikane, përfshirë Havajin po ashtu kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve.

Shumica e rasteve të reja janë në mesin e qytetarëve të pavaksinuar.