Kosovë/ 1 viktimë dhe 1.370 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Në Kosovë u regjistrua një viktimë dhe 1.370 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Grupmosha ku janë regjistruar më shumë raste të reja është 20-29 vjeç, ku janë infektuar 354 persona.

Ndërkaq nga 0-9 vjeç janë regjistruar 29 raste si dhe nga mosha 10-19 vjeç 165 raste.

Janë shëruar 47 qytetarë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 106.056, ndërsa raste aktive janë 6.815.

Që prej marsit të vitit 2020, deri më 14 gusht, Kosova ka regjistruar 115.151, ndërsa 2.280 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirus, në 24 orët paraprake janë administruar 19.538 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit 2021, kur Kosova nisi fushatën e vaksinimit, 202.647 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës, ndërkaq numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 559.007.