Shkolla e Magjistraturës është institucioni i parë në vendin tonë që e vendos zyrtarisht vaksinimin si kusht për të gjithë studentët apo kandidatët për magjistratë që duan të jenë në auditore në vitin e ardhshëm akademik.
Për ata që nuk janë dakord që të marrin vaksinën, sipas njoftimit, kush nuk e bën, mund të marrë pjesë në mësim online.
“Njoftohen te gjithë kandidatet për magjistratë që studiojnë në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), që për të siguruar mbarëvajtjen e programit të trajnimit fillestar përmes mësimit në auditor, te marrin masat e nevojshme për të kryer vaksinat anti-COVID. Çdo kandidat te depozitoje elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 e në vijim. Ju kujtojmë qe muaji Gusht është i hapur për vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç”, Njoftimi i mësipërm nuk mbart detyrueshmëri për personat të cilëve ju drejtohet. Ai lidhet vetëm me mundësinë e ndjekjes se mësimit ne auditor për shkak të kushteve infrastrukturore të ndërtesës dhe auditorëve të Shkollës së Magjistraturës. Është në zgjedhjen e çdo kandidati nëse do të preferoje ndjekjen e mësimit ne auditor ose online, në varësi të vaksinimit. Shkolla ka praktikuar dhe mund të praktikoje procesin e mësimit hibrid sipas skemave që zhvilloi në vitin akademik që kaloi”, shkruhet në njoftimin e Shkollës së Magjistraturës.
Kujtojmë se muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën në pikat e posaçme apo në qëndrat shëndetësore.
Ky vendim vjen pasi varianti Delta ka sjellë një rritje të rasteve ditore në vendin tonë duke e cuar numrin e rasteve aktive në 1,752.