Tjetër katastrofë natyrore në Turqi, të paktën 27 persona ndërrojnë jetë nga përmbytjet

27 persona janë raportuar deri tani të vdekur, si pasojë e përmbytjeve katastrofike në Turqi.

Shirat e rrëmbyer kanë përmbytur disa zona pranë Detit të Zi.

Prej ditësh, Turqia u gjend përballë zjarreve që dogjën qindra hektarë pyje, banesa, ndërsa nuk kursyen as jetë njerëzish.

25 viktima ishin nga provinca e Kastamonut dhe dy të tjerë nga Sinopi.

Katastrofat natyrore, që kanë prekur Evropën dhe SHBA-në këtë verë janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet klimaterike, sipas ekspertëve. Megjithatë studime të tjera janë të nevojshme për të arritur në konkluzione.