Të shtënat me armë në Angli i marrin jetën 6 personave, mes tyre një 10-vjeçar

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në Plymouth, në jugperëndim të Anglisë më 12 gusht, ka thënë policia, duke shtuar se i dyshuari i armatosur është në mesin e të vdekurve.

Dy gra, tre burra, duke përfshirë sulmuesin kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ka thënë policia, raporton Radio Evropa e Lirë.

Një tjetër grua ka vdekur pak pasi ka arritur në spital.

Incidenti nuk është lidhur me terorrizëm, dhe zona e sulmit është rrethuar nga policia për hetim, është thënë në deklaratë.

Ligjvënësi lokal, Luke Pollard ka raportuar se një nga personat e vrarë ka qenë fëmijë nën 10 vjeç.

Një dëshmitare i ka thënë transmetuesit britanik BBC, se ajo ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe ka thënë se sulmuesi ka hyrë nëpër shtëpi dhe ka nisur të gjuajë.

Ai më pas ka ikur nga shtëpia dhe ka nisur të qëllojë njerëzit në rrugë, ka thënë ajo.

Plymouth është baza më e madhe detare në Evropën perëndimore, duke përfshirë nëndetëse bërthamore dhe anije të mëdha luftarake.

Ky vend është po ashtu ne zemër të jugperëndimit të Anglisë, dhe një vend i famshëm për pushime brenda shtetit.