Fluturimi drejt Italisë apo Greqisë do anulohet nëse nuk plotësoni 24 orë para formularin PLF.
Aeroporti ka kujtuar të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë drejt këtyre dy vendeve se “në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot”.
Gjithashtu për të udhëtuar drejt Italisë duhet të paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
Ndërsa për të gjithë pasagjerët e që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: test COVID, ose një dëshmi që personi e ka kaluar ose çertifikata e vaksininimit.
Njoftimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport, Italisë🇮🇹 dhe Greqisë🇬🇷, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
Për të gjithë pasagjerët e që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
Test COVID, ose
Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)
Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.
Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport