Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje rëndë ka tronditur Italinë. Shqiptari Shkëlqim Bedeli vrau gruan, mëngjesin e ditës së djeshme dhe më pas i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur.

Sipas hetuesve autori i krimit kishte studiuar çdo detaj të vrasjes. Fëmijët me pushime dhe fqinjët për disa ditë larg. Ata që i njihnin flasin për një çift të qetë dhe pavarësisht viteve të shumta së bashku.

Fqinjët tregojnë se rutina e viktimës, Shegushe Paeshti ishin punët e shtëpisë, dilte shëtitje, shpesh dhe me burrin e saj. Shkëlqim Bedeli, punoi si farkëtar për një jetë më të mirë, por merrej edhe me kultivimin e disa perimeve në kopshtin e tij.

Të afërmit tregojnë se familja ishte e bashkuar dhe së fundmi fëmijët kishin shkuar me pushime. Bedelin kishte pak ditë që e kishin hequr nga puna dhe kjo dyshohet se është një nga shkaqet që atë e kanë çuar në depresion, e mandej të ndërmerrte edhe krimin makabër.

Por në një letër lënë fëmijëve të tij dhe autoriteteve policore, ai tregonte arsyet që e dërguan në këtë akt të rëndë si probleme në çift.