Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, thotë se teksa varianti Delta vazhdon të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës, ndërsa vaksinat shmangimin shtrimin në spital. CDC thekson se edhe pse personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e koronavirusit, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjes.
Sipas qendrës, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë rëndesw se sa variantet tjera.
Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për shtrim nw spital, se sa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të koronavirusit.
Megjithatë, personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin.
Autoritetet besojnë se vaksinat janë duke luajtur rol kyç në parandalimin e virusit dhe zvogëlim të rwndimit tw swmundjes.
Në një dokument të brendshëm të këtij institucioni është thënë se varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, përhapet njëlloj si lia e dhenve dhe shumë më shpejt se sa gripi sezonal.