Zelanda e Re do të mbajë të mbyllur kufijtë deri të paktën në fund të këtij viti.
“Thjesht, ne ende nuk jemi në gjendje të rihapemi plotësisht”, tha kryeministrja, Jacinda Ardern sipas BBC.
Zelanda e Re shihet si një nga vendet më të suksesshme në botë në kontrollin e pandemisë së COVID-19.
Vendi ka regjistruar vetëm 26 vdekje në një popullsi prej pak më pak se pesë milionë qytetarë.
Vitin e ardhshëm, kur vendi të rihapet, udhëtarët nga vendet me rrezik të ulët që janë të vaksinuar, sipas kryeministres, do të jenë në gjendje të vizitojnë Zelandën e Re, pa pasur nevojë të karantinohen, ndërsa ata nga vendet me rrezik më të lartë do të duhet të izolohen ose të hyjnë në karantinë për 14 ditë.
Prioritet i autoriteteve të Zelandës së Re është vaksinimi i popullsisë deri në fund të vitit 2021.