Gjashtë të vdekur nga COVID në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjashtë të vdekur me COVID-19 në 24 orë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: nga dy në Shkup (75 dhe 76 vjeç) dhe Tetovë (53 dhe 77 vjeç) dhe nga një në Gostivar (58) dhe Manastir (79).

Sipas raportit, nga 5,390 testet e bëra janë regjistruar 639 raste të reja me COVID-19.

Më shumë të infektuar janë regjistruar: Shkup – 218, Tetovë – 113, Gostivar – 99, Strumicë – 37, Kumanovë – 34 dhe Kërçovë – 32.

Sipas autoriteteve, 22 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.

Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 159,908, numri i pacientëve të shëruar është 150,635, numri i vdekjeve 5,527, kurse numri i rasteve aktive është 3,746.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rritjen e interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Sipas njoftimit, deri të enjten janë dhënë mbi një milion vaksina.