FIFA publikon renditjen e re/ Kosova shënon ngritje, Kombëtarja ulje

FIFA ka publikuar renditjen më të re për ekipet kombëtare.

Në krahasim me renditjen paraprake e cila ishte publikuar në muajin maj të këtij viti, Kosova ka pasur rritje në renditje.

“Dardanët” janë ngritur për pesë pozita, nga vendi i 120 në atë 115 me gjithsejtë 1159 pikë të grumbulluara.

Ndryshe nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie të lehtë duke humbur dy vende, nga pozita e 67 ka rënë në të 69-tën.

Tri kombëtaret e para janë Belgjika, Brazili dhe Franca.