COVID19/ 274 raste të  reja dhe 46 të shëruar në 24 orët e fundit

Sërish a një rritje rastesh me COVID në vendin tonë për shkak të variantit Delta.

Nga 4,799 testime të kryea, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 274 qytetarë, në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.

Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, këshillon ministria.

Statistika (12 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         274

Të shëruar në 24 orë       46

Të shtruar në spitale       37

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4799

Testime totale             947,527

Raste pozitive             134,761

Raste të shëruara       130,549

Raste Aktive                    1,752

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             645

Shkodër          249

Vlorë               163

Elbasan           148

Fier                  172

Lezhë              95

Durrës             90

Berat               44

Kukës              38

Gjirokastër       56

Korçë               37

Dibër                 15