Një 57-vjeçare nga Gjirokastra është viktima e dytë, që kanë shkaktuar zjarret në vend.
Më 3 gusht, kur fshati Asim Zeneli në Gjirokastër u përfshi nga zjarre masive që nuk kursyen as banesat, 64-vjeçari Andrea Haxhiaj ndërroi jetë në shtëpinë e tij.
Sot, betejën me plagët e djegies e humbi dhe bashkëshortja e të ndjerit. Tatjana Haxhiaj po kurohej në QSUT, ndërsa mjekët thanë se kishte pësuar djegie të trupit deri në 75%.
Çifti kishte 2 fëmijë, njëri studionte në Tiranë, ndërsa tjetri në shtëpi me ta.