Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarret pyjore që janë ndezur në të gjithë Italinë prej disa ditësh.
Zjarret janë aktive në afërsisht 300 vatra dhe aksionet për shuarjen e tyre po vazhdojnë nga ajri dhe toka.
Zjarrfikësit italianë po bëjnë përpjekje të mëdha për të mbajtur nën kontroll zjarrin që shpërtheu në pyll në Petralia Soprana të Sicilisë.