Tërmeti 7,1 ballë godet Filipinet, paralajmërohet cunami

Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë ndodhi në ujërat pranë qytetit Mati në Filipine.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan njoftoi se tërmeti, epiqendra e të cilit ishte 80,5 kilometra në juglindje të qytetit Mati, u regjistrua 65,6 kilometra nën sipërfaqe.

Sipas informacioneve, një paralajmërim për cunami u lëshua pas tërmetit.