Pandemia në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 588 raste të reja në 24 orë

Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 588 raste të tjera me COVID nga 5.780 testime.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 159.269 nga gjithsej 1.033.882 teste të kryera për COVID-19.

Vendi po ashtu regjistroi tetë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 5.521 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Autoritetet shëndetësore të vendit regjistruan 26 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërkohë numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka arritur në 150.613.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është rritur në 3.135.