“Boom” infektimesh në Kosovë, 888 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Një viktimë dhe 888 infektime është bilanci i 24 orëve të fundit për koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se janë kryer 6.086 mostrave testime.

Prishtina numëron numrin më të lartë të të prekurve, me 182 raste të reja.

Janë gjithsej 3.489 raste aktive ndërkohë që 48 persona janë shëruar.

Në spitale, po trajtohen 136 pacientë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.