Autobusi me turistë nga Kosova merr flakë në aksin rrugor Himarë-Sarandë

Një autobus që vinte nga Kosova është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë fshatit Ilias të Himarës.

Dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në pjesën e motorrit të mjetit. Shoferi, 38-vjeçari me iniciale A.L. sapo ka parë flakët, ka ndaluar autobusin ndërsa pasagjerët kanë zbritur.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një difekti teknik.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.