Një 70-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u përplas nga një makinë tip “Nissan”.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll rreth orës 20:00.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.